Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla i është përgjigjur në ERTV akzuave të opozitës se librat nuk janë falas.
“Të jesh në opozitë është nëkuptuar që vetëm duhet ë ngresh teori balte të bazuara në të pavërteta.”-u shpreh Nikolla gjatë Intervistës.
Më tej ajo u shpreh se prindërit nuk do të paguajnë asnjë lekë për tekstet e fëmijëve të tyre.
“Pastaj, do të jenë në përdorim për fëmijët që vijnë më tej, le t’ja lëmë atyre që kanë qejf të merren me llafe, ne jemi të fokusuar tek puna, vëmendja jonë është tek gjithçka që do të ndodhë tek nxënësit me këto tekste, tek mësuesit si do ti përdorin, sigursisht edhe tek një moment shumë të rëdësishëm të shkollës që lidhet me këtë raport të ri me librin. ”
Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe e Sportit