Bujar Çela i kujtoi Bashës edhe aferën e rrugës Durrës-Kukës.
Ata duan ta kthejnë vetingun në komisione parlamentare!
Dini ndonjë komision ju që ka organizuar PD dhe ka dhënë efekt? Më thoni një komision i cili 6 apo 9 muaj dha efekt e që të themi me plot gojën se po bëjmë komision hetimor parlamentar. Si historia e vetë Lulit i cili mbylli procesin e tij duke djegur afatet. Unë shpresoj që ta ketë seriozisht”, u shpreh ai.
Në të njëjtën linjë me të ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste në Tiranë, Sadri Abazi. Sipas tij, vetingu i politikanëve mund të arrihet vetëm përmes një drejtësie të pastruar.
“E dha përgjigjen e qartë dhe të saktë kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ne jemi gati. Sigurisht që vetingun për politikanët do ta bëjë drejtësia pas të mbarojë vetingu në sistemin e drejtësisë. Kjo do të bëhet me qëllim që gjithsecili, si kryeministri aktual, ashtu edhe ish-kryeministri, Presidenti i Republikës, edhe kryetari i opozitës, edhe deputetët, edhe ministrat të jenë të barabartë para një drejtësie të cilët deri më sot i kanë shpëtuar”, u shpreh ai.
Ndërsa për Andrea Marton, propozimi opozitar është i mirëpritur nga mazhoranca, por duhet pritur të kalojnë disa ditë për të parë se për çfarë bëhet fjalë realisht. “Siç është bërë e njohur, propozimi i opozitës është mirëpritur nga mazhoranca. Propozimi duhet të njihet në detaje, për të patur një vlerësim objektiv”, theksoi Andrea Marto.