Boksieri shqiptar, Ferit Keta ka fituar duelin ndaj turkut Fatih Mehmet Karkus në përballjen e zhvilluar në Dibër të Madhe të Maqedonisë. Për Feritin kjo ishte fitorja e 11-të dhe ai nuk njeh asnjë disfatë në boksin profesionist duke qenë i përsosur.
Raundi i pestë rezultoi deçiziv për 29-vjeçarin shqiptar i cili falë grushteve të fortë, detyroi kundërshtarin turk, t’i hapë udhë fitores. Pesë raunde kanë mjaftuar që Ferit Keta të shpallej fitues ndaj boksierit turk.