Një media italiane i ka kushtuar një shkrim fëmijëve të të pasurve në Shqipëri dhe pasioneve të tyre. Cilat janë pasionet e Fëmijëve të Pasur të Shqipërisë? Nga kombi në komb, ndryshojnë pasionet mënyra sesi e kalojnë kohën e lirë dhe ajo që ndajnë me ndjekësit e tyre në një përditshmëri shumë luksoze.
Në vendin e shqiponjave, fotot që mund të shikohen në rrjetet sociale, duket sikur kanë vetëm një konstante, makina luksi, Ferrari, Mercedes dhe shumë më tepër një jetë fikse në jetën e këtyre të rinjve. Ashtu si në fëmijët e tjerë të pasur, nuk mungojnë aksesorët si orat, bizhuteritë. Zakonisht këto aksesorë janë fotografuar së bashku me objekte të tjera të përdorimit të përditshëm, të tilla si pije energjie ose çokollata, për të dëshmuar madhësinë e aksesorit në fjalë. Brenda fotove mund të duken edhe kartëmonedhat e eurove, por edhe lekë.
Ndër admiruesit e makinave luksoze janë kryesisht meshkujt, por nuk mungojnë edhe vajzat që ngasin gjatë pushimeve. Një nga karakteristikat që nuk mbeten pa u vënë re shpesh herë në foto është prania e një flamuri me shqiponjën e kombit shqiptar, për të treguar sesi këta njerëz ndjejnë një krenari të fortë për vendin e tyre.