Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Kosovës Aleksandër Vuçiç se në Kosovë Ndjehet mirë.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj thotë se populli i Kosovës respekton tërësinë territoriale të Republikës.
“Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike.
Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja.
Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë.
Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, shkruan Haradinaj. (TemA)