Qeveria e Maqedonisë duket se ka marrë mësim pas skandalit me flamurin e Austrisë, gjatë pritjes së kryeministrit të Austrisë, Sebastian Kurz. Sot, gjatë vizitës së Kancelares gjermane, Angela Merkel për ta verfikuar nëse është vendosur sigurt flamuri i Gjermanisë, e ka kontrolluar edhe vet Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev,
Në kohën kur pritej të mbante fjalimin kancelarja gjermane, Angela Merkel, i pari I Qeverisë së Maqedonisë është afruar tek vendi ku ishte i vendosur flamuri i Gjermanisë, për të verfikuar nëse nuk është ngatërruar me atë të Belgjikës.
Këto dyshime të Zaevit për flamur, vijnë pas skandalit gjatë pritjes në Shkup që i ishte bërë kryeministrit të Austrisë, Sebastian Kurz.
Në pritjen e organizuar për këtë vizitë, në vend të flamurit të Austrisë, ishte vendosur flamuri i Letonisë.
Pas kësaj qeveria e Maqedonisë ka kërkuar falje për këtë skandal, duke e fajësuar protokollin, të e ketë ngatërruar flamurin shkaku i ngjashmërisë që flamujt e këtyre dy shteteve kanë mes vete./GazetaExpress