Një tjetër skandal dhune në shkolla u bë publik nga emisioni “Stop” në Televizionin Klan. Pamjet tregojnë një mësuese të shkollës së “Shen Vasilit” në Sarandë duke dhunuar verbalisht e fizikisht nxënësit e klasës së parë.
Në momentin kur mësuesja Miranda Bodini dhunon të vegjëlit, në klasë ndodhet dhe një kolege e saj, e cila siç shihet në video nuk reagon për asnjë moment.
Zyra Arsimore e Sarandës dhe shkolla janë duke e shqyrtuar rastin dhe të hënën Komisioni Disiplinor pritet të marrin një vendim. Skenat e shfaqura janë shumë të rënda dhe të papranueshme, çka sipas Zyrës Arsimore mund të çojë deri në përjashtimin e mësueses nga sistemi arsimor.
Kjo nuk është hera e parë që denoncohet dhuna e mësuesve në shkolla.