osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Letër e hapur nënkryetarit të PD, deputetit Edmond Spaho

Letër e hapur nënkryetarit të PD, deputetit Edmond Spaho

Nga Pëllumb Kulla

Nuk njihemi bashkë dhe nuk mbaj mend të jemi takuar ndonjëherë, por ju shkruaj se ka ndodhur një incident shtypi që na përket të dyve dhe që i lënë kështu përfundon duke na bërë pis që të dy.

Unë zoti Spaho, ka kohë që nuk e lexoj gazetën RD, prej shumë vitesh, qëkur shfaqjen e saj e prita plot optimizëm dhe në fillimet e saj, shkrova për të disa vite rresht.

Mirë, historia ime dihet, por duket qartë që RD-në nuk e lexoni as ju. Mua ma bëri me dije një i njohuri im, por juve, nuk qenka gjendur njeri t’ju a thotë. Mbase druhen për shkak të detyrës së lartë që keni dhe personalitetit tuaj autoritar.

Por njeriu dyshon se mund të ndodhë që edhe thjesht ju respektojnë, por nuk ju duan të mirën. Se ndryshe do t’jua njoftonin ata para kësaj letrës sime.

Dhe unë ju bëj me dije se është aty, një batakçi që ju ka marrë hua emrin për të shkruar në gazetën RD, në faqen e parë,  diçka kundër meje. Ai ka menduar t’i japë më tepër helm dhe zjarr sharjeve për mua dhe ka përdorur emrin tuaj, me tërë peshën e ofiqeve dhe gravitetit që ka njëri nga nënkryetarët e opozitës, ish- ministër dhe parlamentar qëkur s’mbahet mend.

Shkrimi që batakçiu ka bërë kundë meje nuk është kaq i rëndë për mua, që në fund të fundit përpara zotërisë suaj, nuk jam kurkushi, por niveli i shkrimit është aq i ulët sa turpëron karatin tuaj. Ata të redaksisë mund t’ju pyesnin që të siguroheshin që atë paçavure e kishit shkruar vërtet ju, por urrejtja ndaj meje, edhe ata, i ka bindur më shumë që të mos ju pyesnin fare, aq më tepër ata e dijnë që ju gazetën e tyre nuk e lexoni, sikurse edhe shumica e shqiptarëve tani. Dhe e botuan me ngut.

Në atë shkrim ai, lopçari, mashtruesi që ju ka vjedhur emrin, i vërsulet një intervistës sime në lidhje me shkeljen e embargos së naftës në favor të Millosheviçit.

Ai shkruan se unë jam idiot!

Kurse në lidhje me thyerjen e embargos thotë se unë shpif!

Thotë edhe plot broçkulla të tjera po këto janë më kryesoret. Me padijen që ia bën muu, ai që ndot emrin e zotërisë suaj, nuk e di atë që dini ju, që këtë intervistë unë e kam dhënë jo këto ditë, por që në vitin 2006, qëkur presidenti Bullatoviç i Malit të Zi zbuloi pabesinë e shqiptarëve ndaj ndërkombëtarëve, thyerjen e embargos, dhe qëkur i nderuari eprori juaj dhe ish eprori im, u detyrua botërisht ta pranojë si fakt të vërtetë. Dhe bile eprori ynë u shpreh vendosmërisht, se ai kishte qënë kundër embargos që OKB i kish vendosur Jugosllavisë dhe prandaj ajo ishte shkelur nga ana e qeverisë dhe njerëzve të tij të afërt në parti.

Unë besoj se ju, edhe pse nuk njihemi nga afër, do të jeni kategorikisht kundër etiketimit  tim si idiot. Apo jo? Nuk jam aq i zgjuar sa ëndërroja të isha, por jo, zoti Spaho, jo, jo… Idiot nuk jam! Ai ndyrësira e ka gjetur atë fjalë në fjalor dhe në zemërim e sipër e ka futur në shkrim, pa pasur nevojë të mësojë domethënien e fjalës. Sikur, – Zoti mos e dhëntë – ta kishit shkruar vetë ju, – supozim është ky, – ju nga lartësia e nivelit tuaj do të tregonit edhe seç duhet të bënte një njeri që nuk është idiot, kur eprorët e mashtrojnë të dërguarin e tyre, kur nuk i thonë as edhe një fjalë nga ato që do të thoshin 12 vjet më vonë kur iu zbuluan petët lakrorit.

Pra aty nuk do të ishte fjala “idiot” po qe se Spaho nuk do të ishte një pseudonim. Zotëria juaj mund të mos dojë të më shohë mbi këtë dhé, mund të më urrejë dhe do t’ia pranoja me dhimbje të më quante, frikacak, servil, të shitur, kriminel – ka fjalori plot cilësime, nga ato që përdorni për njëri-tjetrin në parlament, por jo atë.

Dhe më e rënda, që ka zhgaravitur ai mendjefyçkë është akuza që unë shpif. Po ta kishte lexuar zotëria juaj ndonjëherë atë intervistë, daç më 2006, daç më 2007 daç në ndonjë nga ato dhjetra herët që e riboton Ad Thanoja, sa herë do që të godasë Berishën, pra po ta kishit lexuar ju, do ta vinit re: aty vetëm shpifje nuk ka!

Po ju nuk e keni lexuar as tani që të më jepnit të drejtën… Eh, ç’them dhe unë! Ju nuk lexoni RD-në, jo të lexoni intervistat e mia!

Për këtë arsye unë zbuloj edhe një të fshehtë, zbulimi i së cilës nuk më prish punë: unë do ta gjej atë shpirtlig dhe do ta hedh në gjyq të më vërtetojë  shpifjet. Po ia zbuloj hapat që kam ndërmend të bëj dhe bile po i jap mundësi të përgatitet (Fantastike do të ishte zoti Spaho, sikur në gjyq të ishim të dy, unë dhe ju, në këtë anën e akuzës ndaj tij: mua që më ka marrë erzin. kurse juve, emrin!).

Pra unë nuk shpif  dhe sado huq shpifaraku të kesh nuk të kënaq shpifja e shpifur: “Berisha ka thyer embargon!” Berisha ta nxjerr shpifjen jashtë loje! Ai e ka deklaruar vetë të vërtetën! Edhe kjo është një dëshmi që ai njeri i ulët ju ka vjedhur emrin por jo dijenitë. Nuk ndodh që nënkryetari i Partisë Demokratike të mos e dijë ç’thotë shefi i tij në konferenca shtypi!

Që Edmond Spaho (ai tjetri!) është gdhë, e qartëson edhe një dëshmi tjetër në atë shkrim. Ai, injoranti, nuk e di, sikurse nuk dijnë gjithë injorantët, se cili është autoriteti i lartë që cakton ambasadorët!

Berishës i faturohen njëqindenjë të zeza. Ai, gdhëja, i shton dhe një tjetër  dhe e akuzon edhe që nuk di të zgjedhë njerëzit që do të punojnë me të! Që shefi juaj nuk qëllon gjithmonë në zgjedhjet që bën, kjo është një e vërtetë, por boll ngarkohet edhe tani që është tërhequr nga vendimmarrjet. Kanë qenë kohë të vështira dhe atij i duhej t’i bënte të gjitha vetë: të zgjidhte ministra, kryeministra, zëvendësit e tyre, deputetët, ambasadorët, kryebashkiakët.

Shumica dërmuese me të drejtë i kanë kthyer kurrizin, por sipas enturazhit të sotëm të Berishës, ato  kanë qenë zgjedhje të këqia. Këtu mund të bëj pjesë dhe unë. Ju zoti Spaho mund të keni mendim të njëjtë me atë Spahon tjetër që më ka revoltuar mua. Por ashtu ishte koha në ato vite të kthesës së madhe.

Ndryshimet e mëdha epokale në vendet ish-komuniste shpunë në OKB ambasadorë nga radhët e mësuesve, mjekëve, gazetarëve, arqitektëve. Mua më morën nga dekanati i fakultetit të teatrit. Unë do të them se atje ku më dërguan punova mirë, përderisa edhe ata që nuk më duan, nuk më kanë shquar ndonjë paudhësi, ndonjë dështim, a ndonjë veprim të gabuar. Por dhe ata të administratës shtetërore në vend, nuk është se kishin patur më parë  njohuri administrative. Të gjithë doktorë ishin. Dhe shumica nuk është se punoi keq. Më keq nga të gjithë doktorët dhe më shumë dëme katastrofike vendit, i solli ai doktori që bëmë President, po ta analizosh hollë hollë.

Por kjo letër nuk ka atë qëllim. Vetëm desha t’i them atij militantit, Spahos tjetër, se caktimi im që ai e me atë mënçurinë e tij  e quan budallallëk, është i vërtetë, Berisha e bëri. Por unë them edhe zgjedhje të mira edhe ka bërë. Edhe atëherë, edhe më vonë.

Ja, mesa dij unë, zoti Edmond Spaho, juve, ai ju ka zgjedhur.

Edhe ju, për modesti ndoshta, mund të ma kundërshtoni, por, sinqerisht, nuk ka bërë zgjedhje të keqe! Për të mos thënë që është një nga zgjedhjet më të mira të të gjitha kohëve..

Këtë mendim më duket se e kanë dhe socialistët../TemA