Shqipëria do të ndeshjet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” kundër Izraelit, në atë që do të jetë ndeshja e parë e kuqezinjve në Nations League.
Trajneri Panucci, i cili është në dyshim pas rezultateve zhgënjyese të marrë nga kombëtarja në takimet e fundit, ka befasuar në përzgjedhjen e formacionit titullar, pjesë e së cilit nuk do të jetë kapiteni Ansi Agolli.
Formacioni që do të zbresë në fushë kundër Izraelit: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri.
Një zgjedhje surprizë kjo, duke parë se në konferencën e djeshme Agolli ka qenë në krah të trajnerit Panucci dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar kombëtaren në çdo moment, shkruan Telesport.
Vetë trajneri tha dje se do t’i besonte eksperiencës, ndërsa tani ka vendosur të aktivizojë 23-vjeçarin Binaku në vend të tij.
Ndoshta mund të ketë qenë një lëvizje mashtruese e italiani për të çorientuar kundërshtarin para ndeshje.