Ngjarja ka ndodhur në parkimin e nëndheshëm të një pallati në zonën e ish Bllokut, në rrugën ‘Nikolla Tupe’. Viktima ishte duke hipur në makinë kur është qëlluar për vdekje me armë me silenciator nga disa persona ende të paidentifikuar. Sipas dëshmitarëve, ata kanë parë një makinë të dalë nga garazhdi i pallatit me shpejtësi.
Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas janë larguar. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.
Njoftimi nga policia:
Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj. /BW