Jetë e shfrenuar, prostituta dhe drogë. Këto janë sekretet e stilit të jetesës së miliarderëve. Rasti konkret është për biznesmenin meksikan Alberto Bailleres, në jahtin e të cilit u gjet e pajetë një modele 20-vjeçare, e cila punonte si pjesë e ekuipazhit.
Sinead McNamara u gjet e vdekur në bordin e jahtit të ankoruar në Kefalonia të Greqisë javën e kaluar.
Sipas mediave të huaja, modelja 20-vjeçare kishte vrarë veten për shkak punës së lodhshme që bënte ajo dhe stafi për shefin e tyre, miliarderin meksikan.
Ekuipazhi ka treguar se çfarë ndodhte në fakt prapa jahtit që kushtonte 190 milionë dollarë.
Prapa luksit fshihej një realitet më i hidhur.
Përdorim i shfrenuar i drogës, prostituta që ishin marrë në jaht në mënyrë të fshehtë dhe një orar pune që zgjaste rreth 20 orë në ditë.
Modelja 20-vjeçare, që ishte dhe blogere dhe promovonte jetën e saj në Instagram (njësoj si Armina Mevlani), mendonte se kishte prekur ëndrrën e saj duke bërë udhëtime sa nga një ishull në tjetrin në çdo vend të botës.
Por, në fakt puna që bënte ajo dhe kolegët e saj ishte tepër sfilitëse.
20-vjeçarja flinte më pak se 4 orë gjumë në ditë dhe shpesh ankohej për punën rraskapitëse.
Ekuipazhi i jahtit thotë se modelja mund të bënte vetëm 2 minuta pushim në një ditë pune 16-orëshe.
Të tjerë thanë se të ftuarit në jaht shpesh herë i keqtrajtonin, ndërsa shefi i tyre e bënte “një sy qorr” dhe nuk u dilte në mbrojtje.
Pavarësisht pagesës së kënaqshme që merrte, Sinead McNamara nuk përballonte dot stresin e punës dhe këtë stil jetese, e për këto arsye besohet se i dha fund jetës.