Ditën e sotme, një lajm tronditës u publikua në media, kur kandidati në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Jair Bolsonaro, u sulmua me thikë gjatë një tubimi zgjedhor.
Kandidati, 63-vjeçar, u sulmua ndërsa po qëndronte në mes të një turme, mbi krahët e përkrahësve të tij.
Momenti i tmerrshëm u kap në disa kamera, pasi sulmuesi e goditi vetëm një herë Bolsonaron në stomak, para se të bllokohej nga turma e simpatizantëve, që pa aktin e frikshëm.
Pas goditjes me thikë, politikani është parë duke u rrëzuar teksa mbante dorën në bark dhe më është dërguar me urgjencë në spital nga një ambulancë, i transportuar deri në veturë po nga njerëzit që ndodheshin pranë tij.
Kjo ngjarje e frikshme ndodhi vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen në tetor./Ekskluzive.al