Nga Anri Bala
Nuk e di për ju, por hedhja në surrat me pompozitet e “vetingut politik”, si dorezat e sfidantit në duelet e mesjetës, nga një parlament jo serioz, që të ngjan si çadër nomadësh, ndaj pozitës së majtë, më duket si “bumerang” edhe për vetë opozitën!
Pasi lexova në disa media projekt-vetingun Bashistë, kuptova se lideri dhe opozita e bashkuar endacake, as që e ka menduar dhënien llogari të politikanve të të gjithë “ngjyrave” dhe të gjithë tranzicionit, por thjesht ka kërkuar, që parlamenti të votoi çdo figurë politike me një mazhorancë absolute, gjë që as që bëhet, sepse kryeministri i vendit, kushdo qoftë, duhet të drejtoi me ato që po i servirë minoranca, duke mos patur mundësinë e zgjidhjes.
Është më se e kuptueshme, edhe nga analfabetët funksional, siç janë shumica e kallëpit të politikanëve shqiptar, se idea që “Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore, që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, do të thotë as më pak dhe as më shumë, një ligj dekriminalizimi si ai ekzistues, ku shpëtojnë gjithë kriminelët politik, që kanë vite që janë kthyer në banda, si Parti-Shpk dhe gjithçka të filloi aty ku e dëshiroi dhe e kërkoi Monika Kryemadhi… në “Vitin Zero”.
Ky është gjithë qëllimi i opozitës… pushteti i sotëm duhet të paguaj, kurse krimi politik i djeshëm… duhet të gëzoj plaçkën e bërë dhe lumturoi dashnorët dhe dashnoret… e padrejtësisë, me paratë e vëna me metoda tërsisht antiligjore dhe kriminale.
Por a ka gjasa të ndodh, kjo është në dorë të mazhorancës?!
Sinjali i sotëm i Edi Ramës, se:”do jemi gati që nesër, por jo vetëm për të sotmen, por me libër shtëpie të të dy palëve dhe duke kërkuar dhe fletët e grisura padashje nga ky libër”, është një ogur i mirë!
Nëse bëhet kështu, opozita e bashkuar do ta kuptoj, se kur hypën gardhë më gardhë, duhet të ruhesh nga hunjtë dhe ky hu i përgatitur nga vetë ajo, do i shkaktoi dhembje të pariparueshme… por do jetë një shfaqje e shumëpritur nga populli.
Është për të ardhur keq, por fronti opozitarë deri tani, ka qenë thjesht pompozitarë për tu dukur dhe e kanë perceptuar keq vettingun… si dëshmi penaliteti. Por, ai i “vërteti” për politikën, duhet të jet dita e tërmetit… pa shpëtim!/Ekskluzive.al