Grida Duma është shfaqur më në fund në publik, pas mesazheve erotike të shkëmbyera me Ervin Salianjin.
Si pa të keq madje, ajo është shfaqur në TV për të folur për Universitetet, ndërkohë që në PD i kërkojnë të flasë për skandalin ku është përfshirë.
“Universiteteve publike po u ikën mundësia për tu financuar dhe ato do të shkojnë në rrënim.
Ligji i arsimit të lartë është miratuar me shumë kundërshtime, dhe frika që kanë pedagogët është se ajo i çon jo drejt një formule me mbështetjen kërkimin shkencor, por drejt një formule që kërkon aftësi menaxheriale të cilën universitetet publike nuk e kanë të mundur”, ka thënë Grida Dume në emisionin e Dritan Hilës, që një ditë më parë bëri një shkrim, ku thoshte se ajo tani do të ketë më shumë sukses në politikë, njësoj siç ndodhi me Edi Ramën kur i dolën fotot nudo.
Dhe këtë sukses duket se ka vendosur ta nisë pikërisht nga studio e Hilës. (TemA)