osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Vettingu” Basha: “Fije bari” për të shpëtuar unazat me diamant, 13 apartamentet e Monikës dhe milionat e Berishës & bijtë!

“Vettingu” Basha: “Fije bari” për të shpëtuar unazat me diamant, 13 apartamentet e Monikës dhe milionat e Berishës & bijtë!

Opozita shqiptare ka filluar të japë sinjale se po trembet nga afrimi i SPAK dhe i Byrosë së Hetimit. Në fillim të 2019 këto organe do jenë gati dhe kushdo që ka kryer afera, ka pasuri të paligjshme dhe ka pastruar para, do mbajë përgjegjësi penale.

Por opozita ka dalë me një propozim tjetër dje. PD e LSI kërkojnë që të ketë një veting në politikë, njësoj si ai në drejtësi. Pra ata që kanë kryer afera thjesht largohen nga sistemi, por nuk u sekuestrohen pasuritë.

Por po ashtu propozojnë të jenë disa komisionerë të zgjedhur po prej tyre për të kryer verifikimet. Pra duket qartë se plani Basha-Berisha-Kryemadhi është që të anashkalohet SPAK dhe verifikimi i politikanëve të bëhet nga një grup juristësh. Por pse opozita e kërkon diçka të tillë. Cila është frika e liderëve të saj? Vetingu në drejtësi po tregon se problemi më i madh i gjyqtarëve është pasuria dhe emra të fuqishëm ja hodhën paq pavarësisht gjetjeve, siç ishte rasti i Zaganjorit.

Por nëse shohim pasurinë e politikanëve shqiptarë, ajo është shumë herë më e lartë se e njerëzve të drejtësisë. Ka shumë nga ata që kanë pasuri pa punuar fare dhe askush nuk mund të mjaftohet me një largim nga politika. Nëse shihen pasuritë e të gjithë deputetëve, ministrave dhe të ish-ministrave, rezulton se pjesëtarët e opozitës janë “bosa”. Vetëm Basha, Berisha e Kryemadhi kanë një pasuri që shkon në rreth 3 milionë euro.

Pra duket se këtu fle lepuri. Sinjalet janë se anëtarët e opozitës duan të shpëtojnë pasurinë e tyre, pasi ndryshe nga vetingu, SPAK përveç se do i dërgojë pas hekurave ata që kanë vënë pasuri të dyshimtë, do ja u sekuestrojë atë. Mirëpo liderët e opozitës nuk e duan diçka të tillë.