shin 4 të arrestuarit e aksionit të djeshëm në qytetin e Shkodrës pas ngjarjeve të fundit kriminale. Përveç Ilir Bajrit 40-vjeçarit nga Dobraçi i Shkodrës dhe Asmer Bilalit 29-vjeçarit, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra ditën kur u ekzekutua miku i tij Arjan Feracaku, mësohen detaje edhe për të shkuarën e Erogen Vaso Brajoviç, 36 vjeç, i lindur dhe banues në Shkodër.
Vaso është një emër i njohur në Shkodër për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule. Edhe në rrjetet sociale qarkullojnë foto të Erogen Vasos në shoqërinë e Dules.
Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës.