Në 14 vjetorin e partisë së themeluar nga Ilir Meta, LSI-së, bashkëshortja e tij, sot drejtuese e kësaj partie, Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh për votuesit e mbështetësit e partisë dhe ka bërë një analizë të rrugëtimit 14 vjecar të LSI-së. Ndër të tjera ajo vlerëson bashkëpunimin në qeveri me ish-kryeministrin Berisha, ndërsa për Edi Ramën dhe bashkëpunimin 4 vite në qeveri me të, thotë se është e zhgënjyer. “Ideoi e organizoi vetëm kurthe, intriga dhe fushata të maskuara mediatike kundër LSI-së”, shprehet ajo.
Ne jemi një Parti, që nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë Oligarkët dhe shpurat e tyre, ti mbiquajnë punëtorët dhe fermerët e thjeshtë me terma përbuzës.
Por nëse ne bashkëpunuam frytshëm me ish kryeministrin Berisha, nuk mund të them se arritëm rezultate të ngjashme pozitive me Rilindjen e Edi Ramës, që ishte një farsë, një fasadë dhe një maskë, për nënshtruar Partinë Socialiste dhe pastaj të gjithë shqiptarët.
Ne, LSI, jemi sot një parti e Shpresës, e mundësive sa më të barabarta dhe e Integrimit në familjen e madhe Europiane, që është një aspiratë e thellë dhe e patundshme e shqiptarëve.
Jemi një grupim zemrash dhe mendjesh, jemi një përbashkim i energjisë pozitive, që kërkon më shumë punë në vendin tonë, më shumë drejtësi, më shumë shtet të shqiptarëve të thjeshtë, e jo të super pasanikëve.