Në një raport vjetor, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin konfirmoi rritjen e frikshme të shkallës së veprës penale “vrasje” në Shqipëri për periudhën 2008-2011.
Një shqetësim i veçantë konsiderohej rritja me gati 40% e shkallës së krimit të veprës penale “Vrasje” në dy vitet e fundit (2010-2011) krahasuar me periudhën 2008-2009.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2008 – 2010 konfirmonte rritjen e frikshme të shkallës së vrasjeve nga 2.9 dhe 2.7 vrasje për 100.000 banorë për vitet 2008 e 2009 respektivisht, në 4 vrasje për 100 000 banorë gjatë vitit 2010, rapprton lexo.al.(Shih grafikun +tabelën)
Siç duket nga tabela, shkalla e vrasjeve për 100 000 banorë në Shqipëri, për vitin 2010, është më e larta në rajon. Shqipëria renditej atë vit edhe ndër vendet me numër më të lartë vrasjesh (127 vrasje në vitin 2010), përcjell lexo.al. (Shih tabelën)
Fuqia e krimit sipas analizës së të dhënave, në kohën kur Ministra të Brendshëm ishin Bujar Nishani e Lulzim Basha identifikohet edhe në të dhënat për krime të llojit vjedhje.
Sipas analizave të bëra nga ndëkombëtarët, rritja e këtyre krimeve ishte tregues i një mungese totale të vëmendjes për këtë çështje nga ana e institucioneve përgjegjëse.Të dhënat mbi shkallën “Vjedhje të tjera” në tremujorin e fundit të vitit 2011 krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2008 tregonin një rritje prej rreth 500%. (Shih grafikun)
Po aq alarmante është situata me tendencat e veprës penale “vjedhje të dhunshme” gjatë 2008-2011. Shkalla e kësaj vepre penale është rritur gradualisht më shumë se 100% në lagje të caktuara.
Ndërkohë, ky trend u rrit edhe me tej, me 161 vrasje në vitin 2011./Lexo.al