Franca, kampione e botës në fuqi dhe Gjermania u përplasën kundër njëra-tjetrës në ndeshjen e vlefshme për grupin A të Ligës së Kombeve. Një Gjermani tjetër është parë sonte në stadiumin Allianz Arena në Munich.
Pjesa e parë ishte tërësisht në favorin e Gjermanisë, të cilët kanë sulmuar vazhdimisht portën e Areolas, i cili sonte ka bërë superpritje duke ua mohuar golin gjermanëve.
Edhe në pjesën e dytë ishin Gjermania që sulmuan më shumë por prapë ishte Areola ai i cili ia mohoi golin Hummels dhe Muller.
Megjithatë, Gjermania tregoi në këtë ndeshje se nuk është më ajo Gjermania e Botërorit, por është një Gjermani që dalëngadalë po kthehet aty ku e ka vendin.
Takimet e tjera të Ligës së Kombeve kanë përfunduar me këto rezultate:
Gjermani-Francë 0-0
Çeki-Ukrainë 1-1
Uells-Irlandë 4-1
Norvegji-Qipro 2-0
Slloveni-Bullgari 1-2
Gjibraltar-Maqedoni 0-2
Letoni-Andorrë 0-0
Kazakistan-Gjeorgji 0-2
Armeni-Lihtenshtein 2-1