Sot në qyetetin e Elbasanit, aty ku Kryeministri Rama, sëbashku me ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe deputetë të zonës bënë me dije vijimin e reformës me mësuesit ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta, opozita e vendit zhvilloi një protestë të ashtuquajtur “madhështore”.
Me sa duket, thirrjet për “protestat masive” të opozitës, drejtuar qytetarëve, duket se nuk po marrin vëmendjen e duhur.
Demokratët pasi janë braktisur disa zgjedhje radhazi nga qytetarët shqiptarë, në të njëjtën mënyrë janë braktisur edhe në protestat e thirrura prej liderit të saj Lulzim Basha.
Numri dy i partisë Socialiste Taulant Balla, ka publikuar në rrjetin e tij Instagram një foto nga protesta e sotme e opozitës duke e ironizuar me mbishkrimin:
“Protesta “madhështore” e Lulit sot në Elbasan”