Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ku ka folur mbi idenë e tij të korrigjimit të kufijve me Serbinë, një ditë para takimit në Bruksel me Aleksandër Vuçiç.
Thaçi u shpreh se marrëveshja për korrigjimin e kufijve me Serbinë është mjaft e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje paqësore, pasi jemi në një situatë të ngrirë, prandaj është e rëndësishme që të arrihet një e tillë.
Ndërsa përsa i përket marrëveshjes, Thaçi tha se ende nuk ka bisedime në terma konkretë, por deri tani janë realizuar dy takime në Bruksel.
Në rastin e marrëveshjes do të ketë njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”,-tha Thaçi.
Presidenti i Kosovës u shpreh në lidhje me marrëveshjen se është shumë pesimist, por pavarësisht kësaj sheh një dritë jeshile.