Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së 43-vjeçarit Alket Muho në fshatin Rabie të Memaliajt.
Mësohet se viktima është goditur me një plumb pas koke, ndërsa ende nuk janë të qarta motivet e vrasjes që dyshohet se është kryer me një armë zjarri kallashnikov. Dy ditë më parë policia zbuloi një parcelë me hashash në fshatin Gllavë, fshati më i afër me atë të viktimës.
Dyshohet që viktima të ketë informuar policinë për parcelën me kanabis dhe për këtë arsye është vrarë. Një tjetër pistë ku po zhvillohen hetimet është edhe ajo e pronave pasi personi ka patur konflikte të hershme me banorët e fshatit për tokat.
Njoftimi paraprak i policisë lidhur me ngjarjen:
“Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.