Zbritem nga kati i dyte ku ndodhej zyra ime dhe vazhduam rrugen drejt qendres se qytetit. Njerez pa fund ishin grumbulluar si perhere sa here qe evente kulturore zhvilloheshin aty. Kisha gjetur disa filma te vjeter ne Arkivin Qendror te Filmit ne Tirane dhe i sigurt ne vetvete qe do kishte sukses, e pata titulluar aktivitetin “Nostalgji per Permetin e dikurshem”. Mysafiri im ishte eksploratori Auron Tare e pasi kishim folur rreth projekteve te tjera, tashme do i bashkoheshim edhe ne publikut artdashes qe do asistonte kinemane verore.
Gushti eshte i zhurmshem e plot turiste ne Permet ndaj une si drejtor i kultures, kisha pergjegjesi te racionoja çdo dite veç turizmit edhe axhende kulturore interesante per vendasit dhe miqte. Mirepo lajmi me interesant ate verë te vitit 2012 nuk ishte rritja e numurit te turisteve, por ardhja e nje “turisti” disi te veçantë. Qeveria e Sali Berishes kishte sjelle shef komisariati te policise se Permetit, Mit’hat Havarin, doren e hekurt kunder krimit.
E si per dreq, ne nje province te vogel ku njerezit shohin njeri-tjetrin 11 here ne dite, rastisem edhe une me Auronin, kolonelin e famshem te policise shqiptare. Sa na pa ne rruge, shpejtoi hapin dhe desh na kafshoi me puthjet e tij. Donte te fliste anglisht por gramatika e tij sharlatane e bente më grotesk sesa kepucet e zeza me maje brenda te cilave nuk rrinin rehat çorapet e bardha turke me etiketimin jo ” Puma” por “Pumba”…
-Zoti Auron, te te bej nje pyetje?
-Patjeter zoti Havari
-Vertete ka bërë seks Ali Pashë Tepelena me poetin anglez Bajroni?
Auroni dhe une qeshem te habitur e per ta evituar kryepolicin, i sugjeruam te shihte nje dokumentar qe kanali anglez Channel 4 do prodhonte ate vit.
Heren e dyte Auroni solli nje piktor grafist skocez i cili do punonte 1 muaj rresht neper kanionet e Permetit e perseri na u shfaq Mit’hat Havari me kepucet e tij me majë dhe pyetjen idiote te rradhes:
-Ali Pasha ishte aktiv dhe Bajroni pasiv apo e kunderta?
E ndersa polici Havar nuk merrte pergjigje, sa here qe shfaqej ne Permet Auron Tare, nuk pertonte te vinte e te pyeste:
-Ai Bajroni do kishte rene ne dashuri me Aliun e Janines perderisa vinte qe nga Anglia ketu ne kete vend…
Qeveria mburrej se komisari trim Havari, do bente zap Permetin ku krimi me i frikshem ishte vjedhja e 3 kapakeve te puseta ne nje lagje periferike.
2./ 2018
Blinda, snajperiste, Renea, sirena, forca te shumta policore kane zbritur ne Shkoder deri poshte ne Berat. Kerkojne te arrestojne kriminele vrases, ata qe deri dje kane bere kerdine nderkohe qe policia ishte me pushime. E nese i sheh me vemendje keto aksione, duken qarte policet dhe shefat e tyre te nxire nga dielli i plazhit nderkohe vrasesit jane pa ngjyre, te bardhe. Nuk kane faj, vrasesit kane qene ne pune, policia me pushime.
Qe kemi nje polici dembele jo prej hallit por prej qejfit, ska pike dyshimi. Kemi mbjelle e kemi korrur nje polici qokash dhe favoresh. Nje polici qe politikisht e kemi perdorur majtas dhe djathtas per disa vota, per lekë, per hashash, per te sulmuar kundershtarin. Nje polici me muskuj e tatuazhe por mjerane dhe frikacake. Nje polici e katandisur si ata trangujt qe i kemi bere turshi e tani kerkojme ti kthejme perseri ne perime te shendetshme.
Policia e Luanit, e Flamurit, e Saimirit apo e Fatmirit nuk paska ndryshim nga njera-tjetra perveç origjines se shefave. Here nga Burreli e here nga Kuksi, here nga Tepelena e here nga Tropoja, here nga Vlora e here nga Elbasani mbetet nje polici me performance katastrofe e cila gjithe diten rri ne kafe duke pergojuar gjithe dynjane, duke pritur lekët e qokave, duke numëruar rrenjet e hashashit, duke numëruar kufomat e viktimave apo duke pyetur Bajroni pallonte Aliun apo Ali Pashë Tepelena pallonte Bajronin?