Nga Elbasani sot kryedemokrati Basha u shpreh se duhet të bëhet vetting në politkë. Në një kohë kur sulmon çdo ditë reformën në drejtësi, Basha sot ka nxjerrë teorinë e vettingut në politikë. Natyrisht, kjo është politikë pa asnjë bazë.
Mirëpo, kërkesës së Bashës i është përgjigjur kryeministri Rama me anë të një postimi në Twitter. Rama thekson se ky vetting arrihet vetëm duke mos lejuar politikanët që t’i ikin drejtësisë e kjo sipas tij, arrihet nëpërmjet reformës në drejtësi që po zbatohet.
Nga ana tjetër Rama është shprehur i gatshëm për të rritur llogaridhënien e politikanëve, praktikë të cilën ai vetë e zbaton prej kohësh me anë të platformës së bashkëqeverisjes dhe takimeve me grupet e interesit.
Reagimi i plotë i Ramës:
Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD😊