Duke qenë se Komisionit Hetimor Tahiri i mbaroi afati, PD si gjithmonë akuzoi fajtore mazhrancën, e cilia me anë të Xhafajt, kishte bllokuar hetimn duke mos dhënë informacionet e kërkuara.
Në fakt ky komision nuk ka lidhje me Tahirin, por me veprimet e Ministres së Drejtësisë për rastin e Nazer Seitaj dhe veprimet e Komisionit të Mandateve për mos heqjen e mandatit të Tahirit, çeshtje keto që janë vlersuar nga disa trupa gjykuese dhe kanë marrë përgjigjje Ligjore për pavlefshmëri.
Ndërsa Tahiri e dorëzoi vetë mandatin, për t’i hapur rrugë hetimit dhe gjykimit. Mirëpo problemi i hedhjes së kopilit në derën e PS-së nga PD-ja është sepse mazhoranca kërkoi që Komisioni do të hetonte të gjithë Ministrat e Brëndshëm, rastin Balili dhe Shkëlzen Berisha.
Ndaj PD heshti për të përdorur alibin e radhës. Por menjëherë pas akuzave të djeshme, sot kur opozita ishte në rrugëtim pa drejtim, mazhoranca shtyu afatin e Komisinit Tahiri., për t’i shkuar deri në fund hetimit.
Vendimi u mor në Kuvend me shumicë votash: 72 vota pro zgjatjes së afatit dhe 3 vota kundër./Ekskluzive.al