Pas situatës së fundit të rendit, ku brenda 24 orësh u shënuan dy vrajse në Mamurras, ka reaguar ashpër edhe deputeti i PS-së në Kurbin, Gjetan Gjetani.Me një shënim në faqen e tij në Facebook, ai shpreh hapur revoltën për situatën, duke akuzuar policinë dhe shefat e saj si të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë.
Ai paralajmëron protesta, nëse nuk merren masa urgjente për përmiresimin e gjendjes dhe pastrimin e policisë nga këta elemente.
Postimi i deputetit:
Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që në Kurbin, mos ndihemi të sigurtë. Eksploviz, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjëve tregon që policia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinera.
Si deputet i kësaj zonë kam pas ankesa të shumtë nga qytetarët të cilat do ti ëj publike në parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e brendshëm dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të plolicisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike.