Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar hapur kryetarët e bashkive që sipas tij nuk u përgjigjen platformës për bashkëqeverisjen lidhur me ankesat e qytetarëve.Rama tha se nëse nuk përgjigjen në kohë, do të jetë i detyruar t’i publikojë me emra e mbiemra kryetarët e pabindur, shoqëruar me rastet përkatëse të ankesave nga qytetarët.
“Do detyrohem të nisim me emra e mbiemra nëse bashkitë nuk fillojnë të përgjigjen. Nëse edhe sot në shekullin 2, në vitin 2018 i ndajnë qytetarët në të ardhur dhe të tyret e s’duan t’ia dijnë fare apo për inat të bashkëqeverisjes ia faturojnë fajin qytetarëve, kjo është fatkeqësi.
Të marrin masat, tu përgjigjen platformës ose do i nxjerrim me emër e mbiemër, bashkë me rastet kur nuk u kanë dhënë ndihmë qytetarëve.
Çdo kryetar bashkie duhet të ngrihet në këmbë ashtu siç ngrihet çdo ministër. Këtu bëhet nami, çdo ministër raporton për ecurinë e punës, me përgjegjësi të plotë”, u shpreh kryeministri.