Nuk ka dilemë se reforma në drejtësi përbën reformën më të rëndësishme të dekadës së fundit dhe një prej reformave më të rëndësishme të tranzicionit në Shqipëri.
Objekt i saj nuk janë vetëm organet e drejtësisë dhe sistemi i shtetit të së drejtës, por edhe indirekt, niveli i mirëqeverisjes dhe i standardeve të demokracisë funksionale në Shqipëri.
Mangësitë, kritikat, diferenca midis pritshmërive dhe rezultateve mund të kenë vlerën e tyre por thelbi, reforma dhe jetësimi i saj, janë e mbeten zhvillimi më pozitiv në Shqipërinë e sotme dhe për Shqipërinë e nesërme.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron reformën, në fazat e saj aktuale dhe sidomos, po ndihmon në njohjen e saj më të madhe publike, në stafet universitare dhe studentët e drejtësisë, shkencave politike dhe të komunikimit.
Qëllimi, – ata të jenë të mirë-informuar, të interesuar dhe indirekt edhe kontribuues në ecjen e gjatë e komplekse drejt një sistemi të ri të drejtësisë, të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë funksionale në Shqipëri
Materiali është realizuar nga stafi i Institutit të Studimeve Politike në kuadër të projektit “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët. Nga ligjet tek jetësimi praktik. Informim, lobim dhe monitorim” Mbështetur nga programi i ligjit, OSFA.