osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekspertët e Venecias zbarkojnë në Tiranë për zbatimin e reformës në drejtësi. PD LSI marrin arratin nga frika

Në një kohë kur opozita e bashkuar (PD-LSI) iu kanë shpallur luftë ndërkombëtarëve ku kërkojnë zhbërjen e reformës në drejtësi, ekspertët e Komisionit të Venecias do të zbarkojnë në Tiranë me kërkesë të kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi. ”SOT” raporton se kreu i Kuvendit u është drejtuar  me një shkresë ku i kërkon të japin ndihmesën e tyre në këtë projekt-ligj. Mësohet se ekspertët e Venecias do vijnë në Tiranë këto ditë dhe pritet që ky projektligj të hyj në axhendën e Kuvendit muajin tetor. Vizita e tyre në vendin tonë vjen në momentin kur opozita ka shpërthyer në akuza të forta ndaj reformës në drejtësi dhe procesit të Vettingut.

Në çdo dalje të tyre mediatike si PD ashtu edhe LSI kërkojnë zhbërjen e reformës në drejtësi, por ndërkombëtarët janë angazhuar fuqishëm dhe kanë dhënë ultimatum për zbatimin e mëtejshëm të kësaj reforme deri në qershor të vitit 2019 me qëllim të merret hapja e negociatave. Teksa PD-LSI janë futur në “luftë” me ndërkombëtarët, ekspertët e Venecias vijnë në kryeqytet për të vëzhguar ecurinë e reformës. Në axhenën e ekspertëve të Komsionit të Venecias, përveç takimit me Ruçin, ata kanë programuar edhe takime me politikanët e tjerë, ku nuk përjashtohen eksponentët opozitarë.

Në fokus reforma në drejtësi

Gjatë këtyre takimeve pritet që ndërkombëtarët t’iu kërkojnë partive opozitare që të ndalin sulmet ndaj reformës dhe të japin konsensusin e tyre për gjërat që kanë mbetur pezull. Synimi kryesor i ndërkombëtarëve është thellimi i reformës në drejtësi dhe për këtë arsye pritet që me ardhjen e ekspertëve të Komisionit të Venecias të rritet edhe presioni mbi opozitarët që të ndryshojnë sjellje në këtë aspekt.

Momentalisht drejtësia është në ngërç dhe një zgjidhje është ligji për magjistratët. Mazhoranca ka kërkuar që të hapet Shkolla e Magjistraturës dhe KLD e Prokuroria e Përgjithshme të kenë të drejtë të emërojnë gjyqtarë e prokurorë. Por opozita nuk e pranon dhe kjo ka krijuar ngërçe në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj që mund të zëvendësojnë ata që digjen nga vetingu. Një tjetër çështje mjaft sensitive dhe problematike është ajo e amendimit të neneve që rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Nëse nuk ndryshohet ligji për organet e reja, nuk funksionojnë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Komisioni i Venecias pritet të vëzhgojë situatën në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë dhe të nxisë zgjidhjen e ngërçeve dhe krijimin e organeve të reja, veçanërisht SPAK e BKH me qëllim thellimin e luftës kundër korrupsionit. Pikërisht me mbërritjen e ekspertëve të Komisionit të Venecias duket se do rriten dhe presionet e tyre ndaj opozitës që të ketë bashkëpunim dhe asnjë vonesë në zbatimin e reformës.