Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë theu heshtjen para pak kohësh. Dëshmitare e rëndësishme e ngjarjeve të pas viteve në 90 në Tropojë ku mpleksja e politikës dhe interesave për pushtet prodhoi 200 viktima.
Që prej vitit 2002 kur Zylfije Haklaj së bashku me familjen emigruan në Suedi ajo asnjëherë nuk ka pranuar të rrëfej se çfarë ajo di, jo vetëm për vrasjen e katër vëllezërve, por edhe për kulisat politike të atyre viteve të cilat përgjakën jo vetëm fisin e Haklajve, por edhe qindra persona të tjetë.
Zylfije Haklaj bën fajtor për vrasjen e vëllezërve të saj dhe për gjakun e derdhur në Tropojë vetëm një person. Ish presidentit dhe kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se të gjitha vrasjet kishin një dhe vetëm një motiv.
Marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.Në kohën kur dosja për “vrasjen e shekullit” Azem Hajdarit është futur në ngërç, pasi gjytarët refuzojnë të jenë pjesë e trupës gjykuese dhe zërat flasin për presione direkte nga dyshja Meta-Berisha, Zylfije Haklaj i dërdon një mesazh shumë të hidhur Sali Berishës.