Gazetarja e njohur e “BBC”, Rachael Bland ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm duke humbur kështu betejën me kancerin. Vetëm një ditë më parë ajo shkroi në Twitter se i kishte mbetur pak ditë jetë. 40-vjeçarja, historia e të cilës bëri bujë, la pas një djalë 2 vjeç dhe bashkëshortin i cili dha lajmin e hidhur me një postim në Instagram që i ka përlotur të gjithë.
“Rachaeli jonë e guximshme, e bukur, e mrekullueshme dhe kurajoze vdiq paqësisht këtë mëngjes e rrethuar nga familja. Jemi të gjithë zemërthyer dhe zbrazëtia që ajo la në familjen tonë të vogël perfekte nuk do të mbushet kurrë. Për të gjithë ata që u interesuan për historinë e saj këto dy vitet e fundit që e ndoqët dhe i dërguat mesazhe dhe mbështetje, ju falënderojmë nga thellësia e zemrës. Nuk do ta kuptoni sa shumë rëndësi kishin ato mesazhe për atë dhe për ne. Do na mungojë shumë, por jemi krenar për atë që ajo arriti në 40 vite, për impaktin që ajo pati në jetët e shumë njerëzve. Faleminderit! Steve dhe Freddie”, ka shkruar bashkëshorti i gazetares në emrin e tij dhe të djalit.