Mos e qelb figurën dhe veprën humanitare të Shenjtores, me nderimet, lutjet dhe bekimet e tua false, mbasi Shëntorja i përkëdhelte e ushqente me dashuri fëmijët dhe nuk i përdorte si ushtarë partie, për të marrë pushtet, siç veprove ti në Jalë
Pas mesazhit të Monika Kryemadhit, për të përkujtuar dhe nderuar figurën e Shenjtores Shqiptare Nënë Tereza, ” ka ardhur një reagim, letër e hapur, adresuar deputetes pasanike e miliardere, me detyrë pronare-kryetare e partisë LSI, trashëguar nga bashkëshorti Ilir Meta, pasi bashkë-ortaku politiko-ekonomik Edi Rama e “gardoi” në postin “President Republike”.
Meqë letra e zonjës Flutura Vajkani, drejtuar Monika Kryemadhit është e gjatë, tepër e ashpër dhe me qëndrime të rënda fyese, po publikojmë vetëm pjesën, ku qytetarja, pasi e bënë “leckë” pronaren e LSI e të gjysmës së Shqipërisë, i lutet, të mos bëjë, gjoja sikur qan e lutet për të varfërit, duke përdorur emrin, lutjet dhe veprën symbol, të Nënë Terezës.
PJESË NGA LETRA: – Zonja krye-hajdute dhe zemër katrane, Monika Kryemadhi! Unë e kuptoj, që në mitingje, protesta e televizone, ti bënë sikur denoncon korrupsionin e përgjërohesh për varfërinë e popullit dhe padrejtësitë që i bëhen.
Qëllimi yt është, që t’i mashtrosh përsëri për vota, të marrësh pushtet e të vazhdosh vjedhjet, për ushqyer, argëtuar e arsimuar dhe pasuruar tre fëmijët e ty, me miliona krimesh e korrupsioni, që u vjedh shqiptarëve, me bllokun e burrit tënd.
Por nuk e di, zonja kryehajdute e pa cipë, se ku e gjen guximin moral, që del e flet për bamirësitë dhe humanizmin ndaj të varfëve, duke përdorur emrin dhe veprën e madhe njerëzore humnatiare të Shënjtores Nënë Tereza, kur vetë ti dhe bashkëshorti yt, jeni me ndjenja çnjerëzore!
Zonja pasanike, me pasuri të vëna mbi krimin, mjerimin dhe padrejtësitë ndaj shqiptarëve, nëse të ka mbetur qoftë edhe 1 grimcë moral, po të lutem vetëm për një gjë: – Mos e qelb figurën dhe veprën botërore humanitare, të Shenjtores Nënë Tereza, me nderimet, lutjet dhe bekimet e tua false e të pështira, me gjoja dhimbjen për varfërinë dhe bamirësinë ndaj fukarenjëve.
Këtë lutje, po ta bëjë si grua dhe qytetare, që paguaj taksa për pagat e larta mujore, të tuat e të burrit tënd, të cilat i keni sa 30 pensione mujore që marrë unë, pa llogritur makinat, zyrat e vilat luksoze qeveritare që me roje e shërbëtore keni në dispozicion, që paguhen nga taksat tona.
Po ta bëj këtë letër publike, zonja krye-hajdute, për të të kujtuar atë që ti e di vetë, se je 100% e kundërta e Nënë Terezës, je bloza e simbolit “grua e nënë”, mbasi Nënë Tereza u jepte bukë të varfërve dhe nuk ua vidhte, siç bënë ti, me burrin tënd. Nënë Tereza i mbante në krahë e në prehër, i bekonte e i përkëdhelte gjithë dashur fëmijët dhe nuk i përdorte si ushtarë partie, për luftë pushteti, siç veprove ti në Jalë, bashkë me larot e ty hajdutë e kriminelë.
Uroj, që urrejtja e popullit, për ju dy bashkëshortët, të mos përcillet tek fëmijët tuaj
Me shumë neveri, Flutura Vajkani-Tiranë