osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tre liderë të rëndësishëm do të vizitojnë Shkupin këtë javë!

Tre liderë të rëndësishëm do të vizitojnë Shkupin këtë javë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të vizitojë të mërkurën në mbrëmje Shkupin, të premten kancelari austriak, Sebastian Kurz, ndërsa të shtunën, kancelarja gjermane Angela Merkel, vizita e së cilës vlerësohet si historike për autoritetet e Maqedonisë.

“Ardhja e tre liderëve botërorë është mirënjohje për Maqedoninë, sinjal pozitiv. Ata po na e shtrijnë dorën që të ecim përpara”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke komentuar vizitat e përfaqësuesve të lartë evropianë.

Zëdhënësi i kancelares gjermane, ka thënë se në fokus të vizitës së Angela Merkel do të jenë “zhvillimet rajonale dhe çështjet bilaterale”, dhe se kancelarja gjermane do të japë mbështetje për referendumin.

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është e dyta brenda këtij viti. Jens Stoltenberg edhe kësaj radhe pritet të rikonfirmojë mbështetjen e Aleancës që Maqedonia të bëhet shteti i 30-të i saj, por që kjo të realizohet, kreu i NATO-s do të kërkojë që referendumi të ketë sukses.

Mbështetje për referendumin Maqedonia ka marrë edhe nga Austria, e cila aktualisht kryeson me Bashkimin Evropian. Sebastian Kurz ka bërë të ditur se mbështet Marrëveshjen e Prespës.

Vizita e liderëve evropianë vjen në momentin kur partitë në Maqedoni kanë intensifikuar fushatën për referendumin e 30 shtatorit. Partitë në pushtet, por edhe disa parti tjera jashtëparlamentare po zhvillojnë aktivitete për të bindur qytetarët se “mbështetja për Marrëveshjen me Greqinë dhe suksesi i referendumit janë mundësia e vetme për të ardhmen evropiane të vendit”.

Opozita, nga ana tjetër, kundërshton Marrëveshjen me Greqinë duke e quajtur “kapitulluese për vendin, gjuhën, identitetin dhe kulturën maqedonase”, por ajo deri më tani nuk ka dalë me qëndrimin nëse do të bojkotojë referendumin apo do të ftojë qytetarët që të votojnë kundër.