Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ka shkuar vetë në një një familje në Allias për të dhënë një pako libra falas.
Ai shkoi në një familje e cila merr ndihmë ekonomike nga ku edhe shpjegoi se për familjet e kësaj kategorie librat do të jenë falas për të gjithë cikin 9 – vjeçar.
Ndalesa në familjen Musi, e cila merr ndihmën ekonomike dhe si e tillë gëzon edhe të drejtën e marrjes së librave të shkollës falas për Agimin që shkon në klasën e pestë dhe Manuelin që shkon në klasën e gjashtë.
Më herët Rama është shprehur se 50 mijë familje do të përfitojnë nga dhënia e librave falas.