Kanë dalë detajet e para për identitetin e shqiptarit që u vra me armë në Spanjë, mëngjesin e kësaj të mërkure, në provincën e Terragonës në Katalonjë.
Sipas medieve spanjolle, 43-vjeçari shqiptar është Fatmir.A, i dënuar më herët për vrasjen e një 26-vjeçari shqiptar në një karburant në Cambrils në vitin 2008.
Shqiptari, në vitin 2008, e ka vrarë 26-vjeçarin për prishje të pazareve të drogës dhe prostitucionit.
Shqiptari doli në gjyq në Gjykatën e Terragonës në vitin 2011 ku është dënuar me 6 vite burg, me rrethana lehtësuese, ku vrasja është cilësuar si vetëmbrojtje.
Fatmir.A, kishte hyrë në burg, dhe kishte dalë kohët e fundit dhe jetonte në Reus. Dyshohet se vrasja në lagjen La Pastoreta mëngjesin e sotëm ka ardhur si pasojë e hakmarrjes.
Kanë qenë 3 të shtëna të sakta në një distancë të afërt që i kanë marrë jetën. Hetuesit thonë se një nga rrethanat e vrasjes ka qenë dhe ajo se vrasësi ka qenë brenda një makine të zezë Peaguet