Megjithse Presidenca vetëm emrin ka instuticion i rëndësishëm i shtetit, Ilir Meta ka arritur ta kthei në një strehë pë kriminel, njerëz me akuza dhe skandale, miq hajdutë dhe këshilltar të tipit Peka dhe Balliu, që për të mos u ngrën hakun, janë shumë më të pastër se llumi që ka mbytur presidencën. Përveç kushëririt të Monikës, Lazimi dhe Genc Muçajt një ish ambasador i shpikur nga Meta, por i dënuar pë falsifikim dokumentash dhe i shkarkuar, duke mos qenë dipllomat karriere por ushtari i Ilir Metës po denoncojmë edhe dy “trima” tjerë në kabinetin presidencial Bledar Dervishajn dhe Piro Ahmetaj.
Ky i pari është Këshilltar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Por edhe pse vetë mban postin e Këshilltarit Ligjor, Bledar Dervishaj ka pasur një betejë me drejtësinë, ku doli i humbur. Në vitin 2012 ai ishte në krye të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe u akuzua se duke përfituar nga posti, në bashkëpunim me 3 zyrtarë të tjerë, ndryshoi destinacionin e një sipërfaqeje toke prej 79 mijë metrash katrorë, e ndodhur në plazhin e Spillesë.
Për këtë akuzë ai kreu edhe burg, ndërsa sot gëzon detyrën e këshilltarit pranë Metës. Duhet theksuar fakti se Bledar Dervishaj ka qenë edhe këshilltar ligjor i Ylli Manjanit në kohën kur ky i fundit mbante postin e ministrit të Drejtësisë. Po ashtu vlen të përmendet se ka edhe shumë emra të tjerë që në momentin që Ilir Meta iku nga Kuvendi, i punësoi në Presidencë.
Përveç emërimeve të mësipërme, gazeta denoncoi më herët rikthimin në detyrë të ish-këshilltarit Ushtarak të ish-Presidentit, Bujar Nishani, Piro Ahmetaj. Me urdhër të Metës, ai u rikthye në Presidencë për të vijuar detyrën e Këshilltarit Ushtarak, edhe pse e shkuara e tij është e mbushur me skandale. Ai u përplas shumë fort me mazhorancën kur në qeveri ishin PS-LSI, ku sulmoi anëtarët e Komisionit parlamentar të Sigurisë, ndërsa mori pjesë i veshur ushtarak në NATO, edhe pse është ushtarak në rezervë. Ahmetaj e cilësoi Komisionin e Sigurisë si një institucion të mbushur me kriminelë dhe spiunë të Sigurimit. Përplasja të ashpër Ahmetajt pati edhe me ish-deputetin Arben Çuko.