osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si do monitorohet qeveria?!

Si do monitorohet qeveria?!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi dje gjatë fjalës së tij para gazetarëve se institucioni që ai drejton, është i vendosur të rishikojë kuadrin rregullator të mekanizmit për mbikëqyrjen e veprimtarisë së qeverisë e institucioneve. Sipas numrit 1 të Parlamentit, ekzekutivi, madje gjithë institucionet do të jenë në mbikëqyrje të fortë nga Kuvendi. “Asnjë ministër, ministri dhe institucion i pavarur nuk do të mbetet jashtë monitorimit prej Kuvendit.

Gjatë këtij sesioni do të organizojmë tryezën e dytë të Mekanizmit Ndërinstitucional me Institucionet e Pavarura e Qeverinë. Do të ndërtojmë e ndjekim platformën online të rekomandimeve të institucioneve. Kalendari i Kuvendit do të jetë i hapur për agjendën e ekzekutivit, por në përputhje me prioritetet legjislative dhe interesat e vendit”, deklaroi ai.

 Duke komentuar negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se “ylli polar” që duhet të udhëheqë pozitën dhe opozitën në këtë sesion të ri parlamentar është integrimi i vendit në BE. “Nga shtatori deri në dhjetor të 2018, fokus është integrimi në BE. Reforma zgjedhore shtyhet me 6 muaj.

Ylli polar është hapja e negociatave, fitojmë të gjithë, fiton Shqipëria. Duhet të kontribuojmë të gjithë. Kuvendi ka hartuar tashmë një plan veprimi si edhe ka plotësuar një performancë të mirë. Duhet t’i ngjasojmë parlamentit kroat. Do t’ju kërkoja që këtë standard ta fillojmë dhe ta zbatojmë që në këtë sesion”, nënvizoi ai./Rigels SELIMAN