Edi Rama, e kujtoi mëngjesin e sotëm Lumturimin e Nënë Terezës, me një video mjaft të veçantë, i frymëzuar prej punës së pareshtur të shenjtores dedikuar të varfërve, që sipas kryeministrit, misioni i saj e ka ndihmuar shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës së tij.
Përmes një statusi në profilin e tij Facebook, kryeministri Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES
dhe në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj, është fjala që më ndihmon shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, “Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën”.
Ditë të paqme🙏”
Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore./Ekskluzive.al