Suksesi i filmit Avatar në vitin 2009 tregon se të apasionuarit pas kinemasë e vlerësojnë dallimin mes 2D dhe 3D dhe janë gati të paguajnë pak më shumë për të dytën. Shumica prej nesh jemi mësuar të shohim 2D.
Edhe pse karakteristikat në ekran duket sikur kanë thellësi dhe cilësi, në fakta pamja është e sheshtë. Por kur vendosim syzet 3D, shohim një botë që ka formë, një botë ku mund të ecim. Mund të imagjinojmë ekzistencën në këtë lloj bote, sepse jetojmë në një të tillë. Gjërat në jetën tonë të përditshme kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi.
Por për dikë që e ka njohur jetën vetëm në dy dimensione, 3D do të ishte e pamundur të kuptohej. Dhe sipas shumë studimeve, kjo është arsyeja përse ne nuk e shohim dimensionin e katërt, apo cdo lloj dimensioni përtej tij. Fizikanët punojnë me supozimin se ka të paktën 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohë asnjëherë. Sepse ne e njohim jetën vetëm në 3D, kështu që truri ynë nuk kupton si të shohë për më tepër.
Në vitin 1884, Edvin Abot botoi një roman që përshkruan të parit e dimensioneve përtej tonit. Tek “Romancë e shumë dimensioneve”, ai përshkruan jetën e një katrori në një botë dy dimensionale. Jeta në 2D nënkupton që katrori është i rrethuar nga rrathë, trekëndësha dhe katërkëndësha, por gjithë sa sheh katrori janë vija të tjera. Një ditë, katrorin e viziton një sferë. Në pamje të parë, sfera i duket thjeshtë si një rreth katrorit tonë, dhe katrori nuk mundet ta kuptojë se cfarë i thota sfera, kur i përshkruan atij objektet tredimensionalë.
Me kalimin e kohës, sfera e merr katrorin në botën tredimensionale, dhe ky nis të kuptojë. Tani ai nuk sheh vetëm vija, por forma që kanë thellësi. I inkurajuar, katrori e pyet sferën se cfarë ekziston përtej botës tredimensionale; sfera shastiset. Ajo nuk mundet të kuptojë një botë përtej kësaj, dhe kjo vlen edhe për lexuesin. Truri ynë nuk është stërvitur të shohë gjëra të tjera vec botës sonë, dhe do të duhet dicka nga një tjetër dimension që të na bëjë të kuptojmë.
Po cili është ky dimension tjetër? Mistikët e shihnin si një vend ku jetonin shpirtërat, përderisa nuk ishin të lidhur prej rregullave tokësore. Në teorinë e tij të
relativitetit, Einsteini quante dimension të katërt kohën, por shtonte se koha është e pandashme nga hapësira. Të afeksionuarit pas fantashkencës mund ta njohin këtë bashkim si hapësirë-koha, dhe në të vërtetë ideja e një vazhdimësie hapësirë-kohë është bërë popullore për shekuj të tërë prej shkencëtarëve të fantashkencës. Einsteini e përshkruante gravitetin si një përthyerje të hapësirë-kohës. Sot, disa fizikanë e përshkruajnë dimensionin e katërt si cdo hapësirë që bie pingul mbi një kub – problemi është se shumica prej nesh nuk munden të imagjinojnë dicka që është pingule me një kub.
Studiuesit kanë përdorur idetë e Einsteinit për të përcaktuar nëse mund të udhëtojmë në kohë. Ndërkohë që mund të lëvizim në cdo drejtim në botën tonë 3D, në kohë ne mund të ecim vetëm përpara. Pra, udhëtimi në të kaluarën është quajtur pothuajse i pamundur, ndonëse disa studiues kanë ende shpresë për të gjetur vrima që lidhin pjesë të ndryshme të hapësirë-kohës.
Nëse nuk mundemi ta përdorim dimensionin e katërt për udhëtim në kohë, dhe nuk mund ta shohim atë, atëherë c’kuptim ka të dimë për të? Kuptimi i këtyre dimensioneve më të lartë ka rëndësi për matematicienët dhe fizikanët sepse i ndihmon të kuptojnë botën. Për shembull, teoria e fijeve mbështetet mbi të paktën dhjetë dimensione që mbeten për t’u zbuluar. Për këta studiues, përgjigjet e problemeve kompleksë të botës 3 D mund të gjenden në dimensionin tjetër – dhe përtej tij.