NASA me anë të anijes së saj kozmike “Cassini” ka kapur për herë të parë prova që mund të vërtetojnë ekzistencën e jetës përtej planetit tonë Tokës.
Në të dhënat e mbledhura janë vërtetuar reaksionet kimike që ndodhin thellë poshtë akullit të cilat mund të kenë krijuar një mjedis të përshtatshëm për mikrobet.
Profesori i Gjeoshkencave të Tokës, David Rothery gjatë një konference të mbajtur se aktualisht dimë gjenezën e vetëm një lloi jete, atë që çoi në formimin e njerëzimit.
Ekspertët thanë se zbulimi ishte “pjesë e fundit” e misterit që lidhet me provën se jeta është e mundur edhe në Enceladus, në henën e Saturnit. Oqeanet e lëngshëm ekzistojnë milje nën sipërfaqen e Enceladus. Për këtë arsye shkencëtarëve i duhet të mbështete në shtëllungat e spreit që hidhet në atmosferë përmes së çarave të akullit, për të kuptuar se çfarë ndodh në thellësi.