osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pendohet në Gjermani Arbër Çekaj, nxjerr dy emra biznesmenë Shqiptarë

Pendohet në Gjermani Arbër Çekaj, nxjerr dy emra biznesmenë Shqiptarë

Kapja e 613 kg Kokainë në zonën e Durrësit në muajin Shkurt 2018, prej muajsh nuk ka mobilizuar vetëm Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për hetimin e kësaj çështje, por në këtë dosje janë angazuar maksimalisht dhe autoritet e Drejtësisë Gjermane.

Prej muajsh në Gjermani, ndodhet i arrestuar Arbër Çekaj, njëri nga njerëzit kryesorë të këtij grupi kriminal,ku në kontinjerin me banane të kompanisë së tij “Arbri Garden”, u sekuestrua dhe sasia rekord e kokainës së mbërritur nga Shqipëria nga Ekuadori.

S’dihet se çfarë provash kanë arritur të sigurojnë Gjermanët për dërgesën prej 613 kg kokainë të mbërritur në Shqipëri, por kujtojmë që falë një hetimi që gjermanët kanë pasur, në 14 maj 2018, në zonën e Bavarisë, policia e këtij shteti ka sekuestruar 1.8 ton Kokainë e fshehur brenda në banane.

Në këtë operacion ishin përfshirë 500 forca policore.

“Është një prej sukseseve më spektakolare në luftën me mafian e narkotikëve në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann.

Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”.

Sipas burimeve të prokurorisë, ka shumë gjasa që të dyja këto episode trafikimi të kokainës nga Kolumbia në Gjermani e Shqipëri, mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën ndaj dhe hetues Gjermanë kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për këtë çështje.

Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermane arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.

E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë “Arbri Garden” të Arbën Çekaj.

Burimet thanë se Çekaj është marrë disa herë në pyetje nga Drejtësia Gjermane, dhe besohet se ai ka vendosur të bashkëpunojë me autoritet në këmbim të mbrojtjes së jetës në Gjermani, duke treguar atë çfarë di, në këtë trafik ndërkombëtar të kokainës.

Si pasojë e bashkëpunimit me Gjermanët, drejtësia e këtij shteti vendosi të refuzojë dhe ekstradimin e tij në Shqipëri, pasi siç dihet në vendin tonë Çekaj po ndiqet penalisht së bashku me dy persona të tjerë për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Në dëshminë e tij, Çekaj besohet se ka nxjerë disa emra biznesmenësh bashkëpuntorë të tij në trafikun e kokainës.

Dyshohet se mes emrave është K. Boçi dhe L. Morina, që sipas dëshmisë janë pjesë e këtij trafiku ndërkombëtar të Kokainës.

Boçi njihet si një nga aksionerët e kompanisë “TEA OIL ITALIA” SH.A, ku pjesë e kësaj kompanie është bërë në 22 prill 2014, ku së bashku me ish-deputetin e PS Andis Harasani kanë blerë së bashku 40 për qind të aksioneve të kësaj kompanie nafte, me një çmim total të deklaruar prej 14 milion lekë të vjetra.

Pritet që hetimet Gjermane ndaj këtyre dy emrave Boçi dhe Morina, të shtrihen dhe në Gjermani, ku do sjellin dhe arrestime të nivelit të lartë të biznesmenëve të lidhur me segmente të caktuara të qeverisë./Pamfleti