osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dialogu Kosovë -Serbi/ Thaçi nuk di se ç’kërkon, Vuçiç i vendosur për Serbinë e Madhe

Dialogu Kosovë -Serbi/ Thaçi nuk di se ç’kërkon, Vuçiç i vendosur për Serbinë e Madhe

Bisedimet Kosove-Serbi: Tre kerkesa per t’u mbajtur parasysh nga Kosova

 Prof. Lisen Bashkurti*

Kosova dhe Serbia po hyjnë në fazën finale të normalizimit të marrëdhënieve. Ky normalizim do të realizohet nëpërmjet arritjes së një marrëveshje të gjërë dypalëshe me mbështetje dhe garanci ndërkombëtare. Të dy palët duket të jenë të tendosura maksimalisht. Kjo tendosje është normale po të kemi parasysh se marrëveshja synon që të lërë pas nje konflikt të gjatë dhe të komplikuar historik. Por tendosjen më të madhe e kanë sjellur idetë konfuze për ‘ndryshim’, ‘korrigjim’ apo ‘shkembin territorial’ midis dy vëndeve. Këto ide nuk janë të reja dhe të panjohura, sikundër pasojat e tyre janë të vjetra, të rrezikshme dhe fare mirë të njohura.

Ideatorët publik, presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Vucic dhe Thaci, por edhe ato që qëndrojnë prapa tyre nisen nga interesa krejt të ndryshme. Vucic, me performance ‘moderne’ dhe ‘Perëndimore’ në thelb po mendon e vepron as më shumë e as me pak si një ‘neo-Garashanin’ i kohës sonë. Ai synon të rikthejë ‘Serbinë e madhe”, duke përfshirë gjithë pakicat serbe brënda kufijve politik të shtetit amë, pa marrë parasysh se me këtë mendim dhe qëndrim i rikthehet shteteve në linja etnike, pra në thelb konflikteve dhe luftrave historike. Doktrinat e shteteve etnikisht të pastra historikisht kanë dështuar, por ama mbas luftrave tejet të përgjakshme dypalëshe, rajonale dhe botërore. Në këtë loje Vucic nuk është vetëm, ai mendon e vepron konstitucionalisht dhe institucionalisht, politikisht dhe opinionalisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.

Thaci, në shpalosjet e shpeshta publike u paraqit konfuz, i paqëndrueshëm, improvizues dhe i pasigurtë, cka do të thotë se nuk ka kurrefare doktrine dhe as strategjie përpara vetes. Ai herë deklaroi ‘korrigjim kufijsh’, herë ‘ndryshim kufijsh’, herë ‘shkembim territoresh’, herë ‘perjashtim te ndarjes se Kosoves’, herë ’bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën’, pra herë kështu e herë ashtu. Ky konfuzion, kjo paqëndrueshmeri, ky improvizim është shprehje e qartë dhe e plotë se Thaci është i papërgatitur për t’u përballur me idetë që vetë hedh në tregun politik dhe publik. Thaci ka hedhur idete pa pasur të qarta konceptet prapa tyre, ka hyre në këtë lojë politike e publike me Serbinë pa parashikuar skenarët e mundshme, ka hyre në një skenar që nuk sheh se cfarë humb dhe cfarë fiton Kosova, ka rënë në një kurth me pasoja të paparashikueshme për vete, për Kosovën dhe mbarë Ballkanin. Në këtë grackë diplomatike Thaci është vetëm, pa baza kushtetuese dhe pa mbështetje institucionale, politike dhe opinionale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ne ‘duelin diplomatik’ Kosove-Serbi, Kosova është më e brishtë, më e papërgatitur, më e disfavorshme dhe më e kërcënuar. Në këtë disbalancë forcash negociatore, kushdo që të jetë përfaqësuesi i Kosoves, në tryezën e bisedimeve është e nevojshme të mbahen parasysh tre kërkesat e mëposhtme:

Kuadri kushtetues

Kushtetuta e Kosoves është themeli juridik i shtetit të Kosovës. Mbi atë bazë Kosova u bë shtet i pavarur e Sovran, demokratik e multietnik, me integritet territorial dhe aftësi për të hyrë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kushtetuta e Kosovës u bazua ne paketën e propozuar nga Marti Ahtisari në fund të vitit 2007. Ajo përmban tre parimet themelore negociuese të arritura nga Grupi i Kontaktit për Kosovën, që ishin ‘Kosova nuk ndahet, Kosova nuk kthehet ne statusin e perpara 1999, Kosova nuk bashkohet me shtet tjeter’. Gjithashtu, paketa e Ahtisarit dizajnonte një Kosovë demokratike dhe multietnike, duke synuar mënjanimin e ‘shtetit etnik tradicional’. Në tërësine vet Paketa e Ahtisarit e shndërruar në Kushtetute arriti të krijonte Kosovën e sotme, me paqe të qëndrueshme të brendshme dhe me kontribut paqësor në Ballkan.

Paketa e Ahtisarit rezultoi kushtetute e suksesshme. Nëse sot Kosova përballet me sfida në marrëdheniet me pakicat Serbe kryesisht në Veri dhe me Serbinë në tërësi, këto sfida burojnë kryekëput nga Beogradi, nga doktrinat nacionaliste Serbe, nga Kushtetuta e Serbisë si dhe nga politikat e sotme të saj. Sikundër burojnë edhe nga aleatët e mëdhenj të Serbisë. Kushdo që të jetë negociator i Kosovës dhe kushdo që të përpilojë strategjinë negociuese të saj lypet të mbajë në themel Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Aty përcaktohen ‘vijat e kuqe’ përtej të cilave nuk mund të shkojë asnjë negociator dhe nuk mund të perpilohet asnjë strategji. Shkelja e kuadrit kushtetues në thelb sjell në mënyrë të pashmangshme dështimin e Shtetit të Kosovës në tërësi. Kolonat kushtetuese jane akti publik i fuqisë, i qëndrueshmërise, i funksionalitetit dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.

Bashkëpunimi i brëndshëm ndër-institucional

Politikë-berjë dhe vendim-marrja në politikën e jashtme të Kosoves janë atribut i një sërë institucionesh të parashikuara qartësisht në Kushtetutën e saj. Sistemi politik i Kosoves dhe i Serbisë ka ndryshime të rëndësishme edhe në këtë aspekt. Edhe statuset kushtetuese të Presidentëve të të dy vëndeve ndryshojnë. Presidenti i Serbisë zgjidhet direkt nga populli. Si i tillë ai është përfaqesues direkt i sovranit ashtu sikundër edhe Parlamenti i Serbisë. Presidenti i Serbisë, si përfaqesues i sovranit ka tager legjitim më të gjërë dhe të fuqishëm të përfaqësimit të Serbisë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndonëse, si në cdo sistem politik të tillë, parimi ‘check and balance’ e detyron edhe Presidentin e Serbisë te gjejë bashkë vendim-marrje me Parlamentin e Serbisë, ku në fund të fundit ratifikohen gjithë marrëveshjet ndërkombëtare të negociuara dhe të firmosura nga Presidenti Serb.

Presidenti i Kosoves zgjidhet nga Parlamenti, ne opsionin ultima me shumicë të thjeshtë. Ky president nuk është përfaqësues direkt i sovranit. Sovraniteti në Kosove bartet te Parlamenti i Kosovës. Kjo e bën Kosovën Republikë Parlamentare të qartë. Presidenti i Kosoves nuk ka tager legjimiteti sovrani, kompetencat e tij janë të kufizuara, të dobëta dhe të limituara në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës. Në dimensionin e politikë-bërjes dhe vendim-marrjes në politikën e jashtme Kosova është ndër-instititucionale. Parlamenti dhe Komisioni i Politikës së Jashtme, Qeveria dhe Ministria e Punëve te Jashtme, Presidenti dhe Gjykata Kushtetuse janë në tërësinë e tyre institucionet që përfshihen në politikë-bërjen dhe në vendim-marrjen e politikës së jashte të Kosovës. Kushdo qoftë negociatori i Kosoves dhe kushdo që të përpiloje strategjinë e negocimit të saj lypet të konsiderojë këtë tërësi institucionesh politikë-bërëse dhe vendim-marrëse në politikën e jashtme. Shpërfillja ose anashkalimi i ndër-institucionalizmit prodhon politika jo legjitime, jo të qëndrueshme e jo të zbatueshme. Shpërfillja dhe anashkalimi ndër-intitucional do e fuste Kosovën në krizë të thellë politike që do gjeneronte pasoja edhe në marredhëniet me fqinjet dhe me mbarë Ballkanin.

Bashkëpunimi me partneret strategjik politik ndërkombëtar

Projekti i Shtetit të Kosovës qysh në fillesën e tij është produkt i partneritetit strategjik ndërkombëtar. Në këtë partneritet strategjik ndërkombëtar kanë spikatur vecanërisht Shtetet e Kuintit, ShBA, Gjermania, Britania, Franca dhe Italia. Shqipëria është gjithashtu pjesë e këtij partneriteti politik strategjik për Kosovën, por me peshë të limituar ndërkombëtare. Këto partnere strategjik vulosën Republiken e Kosoves dhe njohjën ndërkombetare të saj. Në këtë konstelacion partneriteti politik strategjik kohët e fundit po lakohet edhe Bashkimi Evropian. Këtu ka një pasaktësi. Bashkimi Evropian, bazuar në Traktatin e tij, nuk ka nje politikë të jashtme unike. Politika e jashtme e BE është atribut i shteteve antare indviduale te saj. Ka aspekte që BE arrin konsesus në politikën e jashtme, sikunder ka edhe aspekte ku shtetet antare vendosin mbi bazen e interesave te tyre individuale.

Në qëndrimin ndaj Shtetit të Kosovës, Bashkimi Evropian nuk ka konsesus. Ka shtete që e kanë njohur Kosovën, sikundër ka edhe shtetet që nuk e kanë njohur atë. Pra ka shtete pro Kosovës, sikundër edhe pro Serbisë. Ndaj Kosovës Bashkimi Evropian si nivel organizate është i dyzuar në mënyrë kontradiktore. Për këtë arsye Bashkimi Evropian ka percaktuar pozicion ‘neutral’ ndaj statusit politik te Kosoves. Bashkimi Evropian i rrin negociatave teknike sepse kaq ka mandat. Bashkimi Evropian nuk merret fare me statusin politik final të Kosovës. Por, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kryekeput qështje politike. Në këtë aspekt Bashkimi Evropian si nivel organizate eshte i përcarë, i dobët dhe për këtë arsye nuk është dhe nuk ka sesi të jetë partner politik strategjik i Kosovës. Kjo nuk cënon aspak rëndësinë e Bashkimit Evropian për Kosovën në aspekte të tjera të bazuara në Traktatin e Lisbones, sic jane fusha ekonomiko-tregetare, kater levizjet e lira, rendi e ligji, aqquis communitaires dhe ne bashkepunimin nderqeveritare ne fusha politike, sigurie dhe diplomatike ku ka konsesus.

Partnerët politik strategjik të Republikës së Kosovës kanë qënë dhe mbeten ShBA, Gjermania, Britania, Franca, Italia dhe specifikisht Shqipëria. Shtetet e Kuintit plus Shqipëria kanë mbajtur një qëndrim unik dhe në kontinuitet për Kosovën. Prandaj konsultimi dhe bashkëpunimi me to është ‘condicio sine qua non’ për Kosovën në cdo faze të saj për sot dhe për shumë kohe. Republika e Kosovës dhe partneret politik strategjik të Kuintit dhe Shqipëria kane një agjendë të përbashkët. Kosova është sukses i kësaj agjende. Kosova nuk mund të jetë dështim pikërisht për shkak të kësaj agjende. Kushdo që të jetë negociatori për Kosovën dhe kushdo që të përpiloje strategjinë e saj negociuese lypet të jetë në konsultim dhe bashkëpunim permanent me Shtetet e Kuintit dhe specifikisht me Shqipërinë. Në këtë mënyrë Kosova siguron mbështetjen dhe garanton një marrëveshje të arsyeshme, të drejte dhe të dobishme për vete dhe për mbarë Rajonin. Në nivel ndërkombëtar Kuinti dhe në nivel Rajonal edhe Shqipëria janë mbështetja dhe garancia më e madhe për Kosoven dhe për mbarë Ballkanin./ *Ambasador