Ndeshja e parë e Shqipërisë në Ligën e Kombeve e cila do të luhet kundër Izraelit do të gjykohet nga një 5-she arbitrash hungarezë, me në krye Viktor Kassai-n.
Arbitri i njohur ndërkombëtar do të ketë ndihmën e dy asistentëve György Ring dhe Vencel Tóth. Ndërsa arbitër i katërt do të jetë Tamás Bognar, me ndihmës Sandor Szabo.
Kassai është një emër shumë i njohur që ka marrë stemën e FIFA-s që në vitin 2003. Ka arbitruar në Botërorin e 2010-s dhe ka qenë gjyqtarë kryesor në finalen e “Champions League” të 2011-s, mes Manchester United dhe Barcelonës.
Kujtojmë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet me datë 7 në “Elbasan Arena”.