osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Artan Hoxha/ Kur ta vendosin pistoletën ne kokë!

Artan Hoxha/ Kur ta vendosin pistoletën ne kokë!

Fryma e krijuar në vend, e sulmeve, e kërcënimeve kundër reporterëve të terrenit nën sponsorizimin direkt të klasës politike sot ka dhënë një mesazh edhe më të rëndë.

Korrespondenti i Report TV dhe News24 që mbulon një nga zonat me problematike në vend, Fushë Krujë-Krujë-Lac-Mirditë, është kërcënuar haptazi, ditën për diell, në mes të qytetit, mes dhjetëra dëshmitarëve, për të vetmin motiv se po bënte një kronikë për një shpërthim eksplozivi ndaj një biznesi privat. Kërcënimi ka qenë i qartë si drita e diellit, gazetarit i është kërkuar të mos raportojë, në të kundërt ai, familja e tij janë të identifikuara dhe do të kenë pasoja.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kërcënuesi ka mbushur pistoletën (nuk e dimë ende me leje apo pa leje, por meqë jemi në Lac, aty zakonisht vendasve u ndodhet në brez ndonjë kobure) dhe ia ka drejtuar në fytyrë gazetarit. Sikur të mos kishin ndërhyrë persona të afërt të kërcënuesit dhe tía bllokonin dorën që mbante armën nuk dihej çfarë do të kishte ndodhur dhe mbase sot do të kishim dëshmorin e parë të medias të vrarë në krye të detyrës (larg qofte).

Kërcënimi këtë radhë është shumë më i fortë se ndaj Klodiana Lalës. Kërcënuesi këtë radhë nuk është kujdesur fare që të fshehë fytyrën e tij në terrin e natës apo të qëllonte tinëz mbi muret e shtëpisë së gazetarit.

Kërcënimi me jetën e gazetarit është bërë me tytën e pistoletës, në fundin e së cilës qëndronte gati një fishek që do t’i mjaftonte vetëm një rrudhje gishti për t’ia derdhur trutë në tokë reporterit. Këtë radhë kërcënimi me pistoletë të mbushur drejtuar mbi fytyrën e gazetarit ka emër, ka fytyrë, ka dëshmitarë, vetëm shefi i policisë për fat të keq ka shkuar me leje.

Kjo është të lëshosh piskamën deri në kup të qiellit!!! Kjo dëshmon qartë se fryma e krijuar ndaj detyrës së reporterëve të terrenit për të informuar publikun është jashtëzakonisht e rëndë dhe tepër e rrezikshme për jetën e tyre…

Çudia këtë radhë qëndron në faktin se reporterin që banon në qytetin e njohur si “kryeqyteti tritolit” në Europë, Fushë-Krujë, nuk ka dalë ende askush ta mbrojë, veç medias ku punon. Madje, media e korrespondentit tjetër që ka qënë në vendngjarje nuk ka dhënë ende asgjë mbi kërcënimin.

Nuk e di motivin por mesa e di unë, korrespondentët e Neës24 dhe Report TV në këtë zonë janë babë e bir. Me sa duket fakti që këtë radhë të kërcënuarit nuk banojnë në Tiranë, nuk punojnë në redaksitë qendrore të televizioneve në kryeqytet, nuk u kanë bërë ndonjë shërbim të veçantë pushtetit apo opozitës. Ende kryeministri nuk e ka dënuar aktin dhe “kërcënuar” krimin.

Ende shefi i opozitës dhe qytetari digital nuk e kanë dënuar aktin kriminal dhe “kërcënuar” kryeministrin, se po iu prek një qime floku Julian Shotës nuk do të gjejë vrimë ku të futet. Mbase ngaqë mendojnë se këtë radhe nuk mund të fitojnë aq kapital politik sa në rastin e Klodianës.

Ende presidenti Meta nuk i ka bërë telefon Julianit, mbase nuk i ka gjetur akoma numrin e telefonit. As shefja e LSI, Kryemadhi, as vetë Tit Vasili nuk janë shprehur akoma të indinjuar për këtë kërcënim ndaj fjalës së lirë dhe nuk e kane denoncuar lidhjen kriminale të qeverisë Rama me mafian. Akoma nuk po shoh në rrjetet sociale mesazhe solidarizuese nga kolegët me korrespondentin Julian Shota!!!! As zyra e OSBE, zyra e BE, ambasada e SHBA-së nuk kanë bërë ende një deklaratë në mbrojtje të Julianit…

Për të gjitha këto që përmenda më sipër dhe shumë të tjera që nuk me tepron koha tani ti rendis, ngjarja e sotme është akoma dhe më e rëndë se ajo e Klodianës, dhe jeta e Jualian Shotës dhe familjes së tij është edhe më shumë e rrezikuar. Mos harroni në Laç nuk ta falin kollaj dhe nuk ta harrojnë kurrë. Ca me keq, banesa e Julianit është në Fushë Krujë, ku një kallëp tritoli e gjen më kollaj se një kanoce birre.

Prandaj gjej rastin ti shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time Julian Shotes korrespondentit të Report TV dhe korrespondentit tjetër të News24. Prandaj sot duhet të jemi me Julian Shotën dhe në krah të tij, sepse atë nuk po e mbron as politika dhe as diplomatët edhe pse ai është kërcënuar qartazi në krye të detyrës (pa patur nevojë të hamendësojmë mbi motivin)….

Dhe në fund dy fjalë për kërcënuesin.

As nuk e njoh, as dua ta njoh dhe as më intereson kush është. Ai thjesht ka bërë çfare ka parë dhe çfarë ka dëgjuar për gazetarët këto kohë. Fajtori i vërtetë me kobure drejtuar mbi fytyrën e reportereve nuk është ai, është elita jonë politike, nga i pari deri tek i fundit. Janë ata që na sulmojnë nga mëngjesi në mesnatë, live nga ekrani pa u hyrë gjëmba në këmbë.

Janë ata që bëjnë sikur na dalin në krah kur u duhet për kapital politik, por që heshtin si shurdh-memecë për raste si ky i sotmi.

Julian Shota, qendro i fortë, ti nuk je vetëm….