Zbulueshmëria e vrasjeve në Shkodër për vitet 2016-2017 ka qenë 100%. Sipas statistikave të bëra publike gjatë këtyre dy viteve, puna intensive e forcave të rendit, ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorëve me rekorde kriminale.
Grafiku sqaron përmes shifrave percentuale, se viti 2013, kohë kur në qeverisje ishin ende demokratët, shënjoi vlerën më të ulët të zbulimit të vrasjeve në Shkodër, duke bërë që jeta dhe siguria e banorëve të këtij qyteti të ishte e pa garantuar.
Edhe viti 2009 është po ashtu një ndër vitet kur puna e Policisë së Shtetit nuk ka pasur vullnetin e duhur për të identifikuar vrasësit, që kishin terrorizuar kryeqendrën e Veriut.
Ndërkohë, dje, u publikua grafiku i vrasjeve të ndodhura në Shkodër, në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha.
Në vitet 2008, 2010 e 2012, Shkodra regjistroi numrin më të madh të vrasjeve të ndodhura./Lexo.al
Grafiku