Kryeministri Edi Rama nis shpërndan librat falas me ministren e Arsimit Lindita Nikollën. Në familjen Karaj, për t’i dhënë Greisit dhe Reit librat e vitit të ri shkollor.
Kreu i mazhorancës e këshilloi vajzën në familjen ku ndodhet dhe ka shpërndarë librat e parë falas, se duhet t’i ruajnë sepse do duhet t’i dorëzojnë në fund të vitit shkollor.
Rama u shpreh se: “Kemi zëvendësuar 300 drejtorë shkollash dhe i kanë zëvendësuar me mësuesit më të mirë”.
Ministrja Nikolla u shpreh se këtë vit nxënësit nuk do të mund të mbajë telefona celular në klasë. Rama u shpreh se këtë nismë po e bën Italia, Franca, por edhe ne do e bëjmë shumë të fortë këtë nismë.
Sakaq Rama shtoi se edhe mësuesit nuk do të mbajnë telefonat celularë në shkollë.
Rama u shpreh se: “Nëse do më thonin se do i hiqnin telefonin Zahos, unë do isha prindëri më i lumtur”./Lexo.al