osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama : Ja pse disa nga 9 anëtarët e sekretariatit të PS duhet të largohen!

Rama : Ja pse disa nga 9 anëtarët  e sekretariatit të PS duhet të largohen!

Gazeta mësoi se në mbledhje, Rama u ka dhënë udhëzime të qarta të pranishmëve për të mobilizuar bazën. Po ashtu një tjetër çështje që është diskutuar në Kryesi, ka të bëjë me sekretariatet e Partisë Socialiste, për të cilat i pari i selisë rozë ka kërkuar që të reformohen. Aktualisht pjesë e Sekretariatit të PS-së janë nëntë anëtarë, si Taulant Balla, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Çipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, Bledi Çuçi dhe Teuta Vodo.

Por gazeta mësoi se Rama ka kërkuar që në kuadër të zgjedhjeve vendore, disa nga këta emra do t’u duhet të largohen, për t’ua lënë vendin emrave të rinj, me qëllim dhënien shtysë të mbledhjes së sa më shumë votave gjatë zgjedhjeve vendore të 2019. Po ashtu, një tjetër vendim që kreu i qeverisë ka marrë dje gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS, është edhe zyrtarizimi i datës se kur do të thirret Asambleja Kombëtare socialiste. Burimet pranë Kryesisë i thanë gazetës se është vendosur zyrtarisht që Asambleja të mblidhet të premte datë 7 shtator.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së Kryesisë, Rama ka kërkuar nga deputetët që nisin punën për përzgjedhjen e këshilltarëve të PS për zgjedhjet vendore të 2019. Nga ana tjetër, mësohet se shefi i qeverisë ka kërkuar që në skaner dhe pjesë e reformave të jenë edhe kryetarët e PS në rrethe. Rama ka qënë i prerë me vartësit e tij, teksa ka kërkuar që ata krerët të PS që nuk kanë ecuri të mirë, duhet të largohen.

Ndërkohë, kreu i ekzekutivit gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS ka pasur rezerva edhe për disa nga krerët aktualë të bashkive që i përkasin Partisë Socialiste, për të cilët deklaroi se nuk do të rikandidohen, nëse kanë dështuar me punën e tyre.