osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Audio-përgjimi Biba-Binaku, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për të zbardhur të vërtetën, ja detajet

Audio-përgjimi Biba-Binaku, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për të zbardhur të vërtetën, ja detajet

Prokuroria e Tiranës ka nisur dje hetimet për audio-përgjimin ku dëgjohet biseda mes nënkryetarit të KQZ, Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut, Ledi Binaku. Pas publikimit të audio-përgjimit në disa portale, opozita menjëherë nisi akuzat në drejtim të qeverisë dhe prokurorisë duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi si dhe vënien para drejtësisë të nënkryetarit të KQZ, Denar Biba.

Por pavarësisht akuzave të opozitës, organi i akuzës dje ka nisur menjëherë hetimet ndaj këtij audio-përgjimi. Edhe pse nuk jepen detaje mbi këtë hetim, është mësuar se prokuroria po përpiqet të identifikojë personin që ka nisur bisedën e pjesshme pranë portalit që e publikoi, në mënyrë që të zbardhë të gjithë bisedën e plotë dhe për të verifikuar nëse është ushtruar presion ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Strasburgut, Ledi Binaku apo jo. Prokuroria pritet që shumë shpejt të kryejë ekspertizat e nevojshme dhe të dalë në një përfundim në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë edhe pse prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë çështje, nënkryetari i KQZ, Denar Biba duke mos mohuar bisedën ka kërkuar dje që të dalë biseda e plotë pasi nuk ka pasur asnjë shantazh. Sipas tij, metafora e trenit ishte në përgjigje të pyetjes që kishte bërë gjyqtari Binaku.

“Metafora e trenit ishte në përgjigje të pyetjes që Bianku më bëri mua se “përse pranova detyrën e kryetarit të KPP”, duke qenë se ishte në dijeni të aspiratës sime për Gjykatën Kushtetuese. Ja kaq e thjeshte është. Mjaft të dëgjoni bisedën e plotë, dhe do ta kuptoni që “sakrifica” e përfolur ishte e imja dhe s’kishte asnjë lidhje me z. Bianku. Isha unë që pranova një detyrë që nuk e doja”, tha ai për një media tjetër.

Megjithatë, kujtojmë këtu se ky është audio-përgjimi i dytë pas atij të Babales, ku u mendua se vëllai i ministrit Xhafaj ishte i përfshirë në trafik droge. Audio-përgjim që deri më sot nuk ka asnjë konkludim nga ana e prokurorisë si dhe nga ana e opozitës e cila e publikoi vetë këtë bisedë.