Shira të furishëm dhe erë e rrëmbyer, po shoqëron ardhjen e tajfunit Jebi, në brigjet perëndimore të Japonisë.
Ky tajfun cilësohet si më i fuqishmi i 25 viteve të fundit, për shkak të furisë së tij dhe pasojave që priten.
Këtë të hënë ai goditi prefekturën e Tokushima, në ishullin e Shikoku.
Prej tij janë paralizuar transportet dhe me qindra fluturime avionësh janë anuluar.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët lidhur me rrezikun që ju kanoset për shkak të përmbytjeve dhe erërave të fuqishme.
Parashikohet që tajfuni të përplaset fuqishëm edhe në zona të tjera të Japonisë.