osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Inrigantët e “kazanit” dhe “konet e sallonit opozitë”: Libra falas për të luajtur fëmijët!

Inrigantët e “kazanit” dhe “konet e sallonit opozitë”: Libra falas për të luajtur fëmijët!

Disa kazanë mediatik që as nuk e kanë iden se çfarë është informim por kanë arritur të fitojnë me shpifje e intriga gjoja mediatike, e tani e kanë kthyer në gjobëvënie, duke i’u bashkuar zërave të dizinformimit të sallonit të modës së koneve politike, gjoja opozitare që të bëjnë për të vjellë, me ato që flasin, e që nuk ka mjek që e merr në dorë shkallën e budallallikut të tyre.

E para mbesa e Bije Vokshit nënës së dytë të Enver Hoxhës, Albana Vokshi alias Pamela, e cila ishte tërbuar dhe egërsuar, se përse qeveria dhe Edi Rama nuk japin libra për të luajtur fëmijët, për ti grisur shkatërruar djegur…falas?! Vendimi i qeverisë për t’ua dhënë falas librat të gjithë fëmijëve të ciklit të ulët të shkollave shqiptare, qenka një mashtrim, sepse sipas Vokshit, jo që nuk janë falas por nëse i humbin ose i grisin do paguajnë shumë herë më shumë.

Ky është arsyetimi dhe kundërshtia e opozitës ndërsa kazanxhiu intrigant dhe gjobvënës  sulmon ministren Nikolla se po bënë politik me shpërndarjen e librave.

Në fakt mostrat e të dy llojëve kanë të drejtë, sepse kjo është “qeveri e poshtër” që nuk i edukon fëmijët që gjënë e falur ta shkatërrojnë, se tek e fundit nuk u ka kushtuar asgjë, ndërsa librat të mos i mirëmbajnë, sepse vëllai i vogël i do të reja vitin tjetër, megjithëse kanë të njenjtën përmbajtje.

Injorantët nuk kuptojnë dhe nuk e dinë se dituria dhe mësimi ruhen dhe trashegohen brez pas brez. Ndërsa edukata sociale bëhet edhe me metoda “dhune” figurative si gjoba…nëse bënë dëmë. Ndaj kjo “qeveri e poshtër” duhet të pajisi fëmijtë falas me libra jo, për të mësuar dhe edukuar por për të lujtur grisur dhe çedukuar./ Ekskluzive.al